29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Basha mesazh për Berishën: Standard i dyfishtë për “non-gratat”! T’i lërë sulmet ndaj meje dhe Alibeajt…

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Sali Berishën si përgjegjës për shkatërrimin e kësaj force politike që sot nuk merret më me hallet dhe problemet e qytetarëve, por me interesat personale të tij.

Sipas Bashës, PD e Berishës po mban “standard të dyfishtë” për shpalljet non-grata nga SHBA, ndërsa theksoi se ai nuk mund të zgjedhë të sulmojë Alibeajn.

Lulzim Basha në hyrje të Kuvendit:

Ne do të vazhdojmë këtë betejë, vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, për t’i dhënë fund këtij tranzicioni. Ka nevojë për reforma të thella kushtetuese. Por për fat të keq, ja ku jemi, herë pas here që takohemi, në vend që të flasim për hallet e njerëzve, flasim për një krizë artificiale që e ka burimin te një njeri.

Ky standard i dyfishtë na dëmton kredibilitetin, ne nuk mund të themi që Tom Doshi, Vangjush Dako duhet të jenë jashtë parlamentit, dhe nga ana tjetër kur vendime të ngjashme ndodhin brenda PD, të mbajmë një standard të dyfishtë. Në PD mbizotërojnë sot interesat e një njeriu.

Duke mos qenë në gjendje ta shpjegojë këtë paradoks, Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj meje, Alibeajt. Në funksion të kësaj, shqiptarët e shohin shumë mirë sot se kush është i gatshëm t’i shërbejë bashkimit. Njerëzit duhet ta dinë që një qeveri e përgjegjshme, vetëm me të ardhurat e TVSH-së, do të ishte në gjendje t’i vinte në ndihmë familjeve në nevojë.

Ajo që më shqetëson kultura e vjetër e fatit personal të njerëzve. Jam këtu për shkak se shumë kolegë kemi detyrim për njerëzit, kjo që po them ka përgjegjës politik për këtë krizë të rënë që dje u tregua me gisht nga DASH. Drejtësia ta lexojë mirë këtë raport dhe të ecë në rrugën e ligjit kundër presioneve politike. Në këto momente kritike për qytetarët duhet të veprohet dhe ti japim fund kulturës së pandëshkueshmërisë jo me bishtin por me kokën si afera e inceneratorëve”, u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...