29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ahmetaj: Raporti i DASH shërben si manual pune, jemi qeveri me rekorde të shkëlqyera

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur në Kuvend në lidhje me raportin e DASH, ku thksonte se në Shqipëri vijojnë të mbeten problem  pavarësia e gjyqësorit, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria.

Ahmetaj u shpreh se ky raport është një nga më të rëndësishmit për mazhorancën dhe shërben si manual pune për qeverisjen. Sipas tij qeveria ka rekorde të shkëlqyera duke iu referuar sipas tij disa arritjeve.

Ahmetaj: Do ta filloj me raportin e DASH, është një nga raportet më të rëndësishme për ne si qeveri, si mazhorancë, nga më të detajuarit dhe të përgjegjshmit, një manual shumë i rëndësishme pune për qeverisjen.

Nuk nxitohemi si opozita që e bën të zakonshme endjen me vrap për të dalë në parakonkluzione inkuizicioni apo edhe balte.

I referohemi raportit me përgjegjshmëri. Konkluzionet tona të cilat dalin të maturuara, praktikisht janë të reflektuara në raportet vjetore të departamentit me përmirësime të dukshme në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe në të gjitha aspektet e tjera të jetës.

Raporti sigurisht ka anë pozitive dhe të kritikave. Besoj ka një element të rëndësishëm që është reforma në drejtësi, që ju jeni të detyruar ta votoni, të detyruar.

Ju i bëtë bisht, dhe ju kanë thirrur një nga një në ambasadë për ta votuar. Kjo i shërben vendit për të përmirësuar qeverisjen dhe jetën e qytetarëve! Ça bën qeveria? Është e përgjegjshme për të përballuar krizat dhe rekordet i ka të shkëlqyera.

Si në rastin e tërmetit, mbi 40 mijë familje janë mbështetur, janë 15 familje që marrin shtëpi të reja falas. Më gjeni një proces në botë që e bën këtë, jemi vend në zhvillim me probleme por ia dolëm.

Nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 2019. Për më tej pandemia, statistikat tuaja s’kanë lidhje me ato zyrtare. Vijmë tek pushtimi i Ukrainës, sot shtete të zhvilluara Gjermania apo Suedia që kanë probleme me furnizimin.

Çfarë jemi ne, nuk jetojmë në rrjetin ndërkombëtar tani. Je serioz, hajde flit këtu s’je si ai që nuk di emrin. 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...