26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Shoferi i kamionit me qindra paketa cigare kontrabandë arrestohet në Durrës

Goditet një tjetër rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.

Arrestohet në flagrancë shoferi i kamionit në të cilin u gjetën qindra paketa me cigare, pa pullë fiskale. Është prangosur 32-vjeçari me iniciale B.S, i cili tentoi të fuste një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë.

Port Durrës:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e rasteve të tentativës për të kaluar mallra kontrabandë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale.

“Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, shtetasin:
B. S., 32 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste kontrabandë në vendin tonë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...