25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Balla-Shehajt: Një deputet i PD tha se ti e ke blerë mandatin tek Basha në 2017-tën

Deputeti i PS, Taulant Balla ka bërë disa replika me deputetin e PD, Agron Shehaj pasi e ka akuzuar këtë të fundit se kishte blerë mandatin në zgjedhjet e vitit 2017.

Më tej, Balla tha se kjo ishte thënë nga një prej deputetëve të PD dhe këshilloi Shehajn që të bënte një kallëzim për të zgjidhur këtë çështje.

“Nëse ke prova shko në prokurori çoji atje. Sepse edhe për ty një deputeti i PD, ka thënë se e ke ble mandatin te Basha në 2017. Meqë ta kanë thënë që e ke blerë mandatin kallëzoje penalisht se ai gënjen. Unë jam dakord me ty që s’e ke blerë e ke marrë. Faleminderit opozitës që ka ndjekur kongresin. Natyrshëm që meqë të kanë thënë se e ke blerë mandatin kallëzoje atë dhe fitojë. Unë sjam dakord me ato thënie por ti provoje që e ke marrë vetë. Ti je kundër që shqiptarët paratë nga emigracioni të mos i sjellin në Shqipëri, se ti ke qenë edhe emigrant vetë. Je kundër që edhe policia e shtetit të mos ndalojë me shqiptarët të kthehen në shtëpi të vetë”– u shpreh Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...