11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ushqimet fast food nuk i shpëtojnë rritjes së çmimeve arrijnë të rriten me 25%

Çmimet e produkteve në fast food janë rritur nga 15 deri 19%. Rritje të çmimeve ka pasur edhe në dyqanet e byrektoreve. Çmimi i byrekut të vogël është shtrenjtuar 25%.

Çmimet e dy operatorëve njëri në zonën e 9 -katesheve dhe një tjetër në zonën e ish Bllokut sipas konstatimit në terren të “Monitor” janë rritur 15,7% e sufllaqes gjiro me mish derri dhe pule, ku nga 190 ka arritur 220 lekë, hamburgeri nga 160 në 190 lekë (rritja 18,7%), doner nga 190 ka arritur në 220 lekë (15,7%), sanduiç nga 130 në 150 lekë (rritja 15,3%), hot-dog 190 lekë në 220 lekë (rritja 15,7%). Çmimet për produkte si patate të skuqura 150 lekë/racioni dhe i tostit të thjeshtë 100 lekë kanë mbetur të pandryshuara.

Enri Jahaj përfaqësues i Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve tha për “Monitor” se rritja e çmimeve nuk është abuzive, por vjen nga shtimi i kostove. Jahaj paralajmëron se pas muajit qershor kur të nisë liberalizmi i tregut të energjisë, do të ketë tjetër rritje të çmimeve të produkteve fast food. Aktualisht rritja e çmimeve të ushqimit të shpejtë, sipas tij ka ndikuar për rënie të konsumit.

“Deri tani çmimet në dyqanet fast food kanë qenë shumë të lira, për çdo produkt mbi bazën e kostos operatorët fitonin 20 deri 40 lekë. Çmimi i sufllaqes në Greqi kushton nga 5 deri 12 euro, ndërsa në vendin e jo të origjinës varion me çmim nga 220 deri 280 lekë (sipas tipologjisë të produktit). Në Shqipëri ka shtrembërim të tregut dhe të çmimeve në raport me vendet e origjinës të ushqimit.

Aktualisht shtrenjtimi i çmimit të vajit që përdoret në sasi të larta në këto biznese, miellit (që ka ndikuar në rritjen e çmimit të bukës dhe piteve që përdoren në këto produkte), domates, dyfishimi i çmimit të gazit dhe të energjisë ka rritur 40% kostot e kësaj industrie. Pritet që kostot të shtohen sërish me shtrenjtimin e çmimit të energjisë që do të ndodhë pas liberalizimit të tregut në muajin qershor. Kjo do të ndikojë në një tjetër rritje të çmimeve për produktet fast food”, pohon Jahaj.

Shtrenjtim 25% është shënuar edhe për çmimin e byrekut të vogël nga 40 lekë në 50 lekë. Çmimi i këtij produkti u rrit 33% edhe në muajin shtator 2021 nga 30 lekë në 40 lekë, periudhë kur nisi shtrenjtimi i çmimit të miellit. Në këtë periudhë edhe çmimi i bukës masive u rrit nga 70 lekë në 80 lekë.

“Arsyeja e rritjes të çmimit të byrekut të vogël është shtrenjtimi i çmimit të miellit, vajit dhe bulmetit për përgatitjen e këtij produkti. Çmimi për këtë produkt edhe më parë nuk arrinte të mbulonte kostot e prodhimit. Nëse byrekun do ta gatuash në shtëpi, pa përfshirë pagesat e punonjësve, dilte me kosto më të shtrenjtë sesa te dyqanet”, thekson Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

Pas nisjes të luftës shtrenjtimi më i lartë i çmimeve ishte për vajin e lulediellit nga 249 lekë arriti në 330 lekë (rritje 32,5%). Aktualisht çmimi për këtë produkt që kontrollohet nga bordi i transparencës është 321 lekë për konsumatorin. Në import çmimi ka arritur 400 lekë për litër që pritet shumë shpejt të reflektohet edhe në tregun vendas.

Rritje e lartë është shënuar edhe për çmimin e miellit. Shtrenjtimi i miellit nisi që në muajin shtator 2021 nga 50 lekë në 55 lekë për kg, për shkak të rritjes të çmimit të grurit të importit. Në muajin tetor të 2021 çmimi i grurit të importit u rrit nga 220 dollarë në 360 dollarë për ton i zhdoganuar. Nisja e luftës ekspozoi më tepër çmimin e bukës dhe grurit. Sipas INSTAT, rreth gjysma e sasive vjetore të grurit (46%) që importon Shqipëria, vjen nga Rusia, ndërsa nga Ukraina erdhi 4% për vitin 2021.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...