20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

11 klientë dhe pronari i lokalit në Berat në pranga ,u kapën duke luajtur bixhoz.

Policia e Beratit ka nisur procedimin ndaj pronarit të një lokali dhe 11 klientëve të tij, pasi u kapën duke luajtur bixhoz.

Sipas burimeve policore u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira nga shtetasi A. Gj., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë:

Berat

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sekuestrohen 1 tavolinë

pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Procedohet penalisht organizatori, i cili kishte marrë me qira ambientin në të cilin organizonte lojëra fati, si dhe 11 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Berat, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, duke u bazuar dhe në informacionet policore, kanë bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira nga shtetasi A. Gj., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...