8.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Spiropali: “Kemi si qëllim t’i japim Republikës një president normal, ka disa afate që na kushtëzojnë”

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin,. Elisa Spiropali, në një konferencë për mediat kanë treguar rrugën që do të ndiqet për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Balla tha se deri më 29 prill, të mbyllen të gjitha diskutimet me opozitën për emrat e propozuar dhe 4 maji të jetë një seancë e posaçme në Parlament lidhur me këtë tematikë.

“Duhet të kemi një proces konsultimi, dialogu, me opozitën në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim që të identifikojmë se cilat do të ishin kriteret kryesore që duhet të plotësojë Presidenti në këtë mandat të ri. Duhet të mbushë 40 vjeç dhe të jetë rezident në Shqipëri. Për t’i dhënë Shqipërisë një president të denjë. Do të kemi axhendë intensive. Deri më datë 29, kur mblidhet konferenca e kryetarëve, dhe ne gjithashtu me propozimin e dhënë kryetares së Kuvendit kemi kërkuar që seanca e parë të jetë një seancë e posaçme që do të zhvillohet më datë 4 maj 2022. Koha s’është e pafundme, kemi hyrë në numërimin mbrapsht. Do të doja që diskutimet të mbylleshin më datë 29 prill. Tre raundet e para do të jenë diskutimesh”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Spiropali tha se për procesin e përzgjedhjes të Presidentit të ri të dëgjohen edhe propozimet e qytetarëve.

“Ne kemi si qëllim veçse t’i japim Republikës një president normal, të garantojmë një standard për parlamentarë për përzgjedhjen e presidentit. Jo se ka munguar dëshira, por kushtet kanë qenë të tilla që për shumë kohë procesi ka ngjarë me takime në zyra të vogla, në model të Këshillimit Kombëtar. Këto hapa duhet ndjekur, për t’i dhënë kohën e duhur që produkti dhe procesi të jenë të panjohur. Nuk dua të zgjatem për çështjet e tjetër, sepse kryetari i grupit parlamentar ishte shterues. Ka disa afate që na kushtëzojnë. konferenca e kryetarëve është më datë 29 dhe para kësaj date duhej të kryheshin diskutimet. Duhet të kemi të hapur emailin për të marrë sugjerime nga publiku. Data 4 maj është e arsyeshme”, theksoi Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT