36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Nuk i solli në kohë sufllaqen e porositur, klienti qëllon 4 herë me armë punonjësin e restorantit

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur “një klient i uritur” nxorri pistoletën dhe qëlloi katër herë me të punonjësin e sufllaqes sepse e la të priste gjatë ose se nuk ishte i kenaqur me porosinë e tij.

Klienti i padurueshëm Federico Pecorale, 29 vjeç, e arrestua pasi shtiu me armë ndaj 23 vjeçarit Yelfri Guzman, në restorantin Casa Rusti në Pescara, Itali.

Pamjet shokuese nga vendngjarja janë publikuar tashmë për gjyqin e të akuzuarit, i cili shihet që qëllon disa herë ndaj të riut që fshihet i tmerruar në një anë të dyqanit.

Pecorale, nga Montesilvano, raportohet se humbi durimin pasi po priste për porosinë e tij jashtë lokalit.

Ai besohet se hyri brenda dhe nisi të konfrontohej me punonjësin për një problem me porosinë e tij.

Por pak pas nisjes së debatit, ai nxorri armën dhe nisi të qëllonte guzhinierin e ri me origjinë nga Republika Domenikane.

Punonjësi raportohet nga mediat se është baba i një fëmije dy vjeçar dhe po rekuperohet në spital pas operacionit në plagë.

Policia kishte arrestuar më pas të dyshuarin teksa largohej në autostradën A14 drejt Pesaro, Urbino.

Oficerët kishin gjetur dhe pistoletën automatike që besohet se është përdorur në incident.

E përditshmja vendase La Reppublica shkruan se Pecorale merre një pension paaftësie pasi një aksident automobilistik e ka lënë me dëmtime në kokë kur ishte 19 vjeç.

Avokati i tij Florenzo Coletti thë për rrjetin Il Centro se klienti i tij mban armë me vete pasi ‘e tallin’ shpesh për paaftësinë e tij.

Viktima 23-vjeçare thotë se ka mbetur i tmerruar nga sulmi: “Unë mendova, tani do të vdes, nisa t’i lutesha Zotit. Nuk e di çfarë shpërtheu tërbimin e tij, kishte ardhur disa herë të tjera për të ngrënë te ne”.

“Kishte ngrënë sufllaqen dhe më kishte thënë t’ia bëja më të kripura për të dytën”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...