8.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Rama: 90% e shqiptarëve do e drejtonin më mirë shtetin sesa Meta

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nisja e mbledhjes, u shfrytëzua nga Edi Rama për të sulmuar Ilir Metën, që sipas tij ka qenë presidenti më skandaloz dhe i papërsëritshëm që vendi ynë ka pasur.

Rama tha se më shumë se 90% e shqiptarëve, do të ushtronin detyrën e presidentit të vendit më mirë sesa Ilir Meta, të cilit i kujtoi dhe marrëdhëniet jo komode që ka krijuar me selitë diplomatike që ushtrojnë misionin e tyre në Tiranë.

Edi Rama:

Siç edhe jeni informuar, kemi nisur diskutimet brenda grupit tona parlamentar, për emrin e presidentit apo presidentes së re të Republikës.

Per herë të parë PS ka mundësinë që të zgjedhë e vetme presidentin apo presidenten e Republikës, në pamje të parë kjo duket një sfidë e lehtë, po të kemi parasysh se pothuajse çdo kandidaturë që plotëson kritere elementare, si psh njohjen e gjuhës shqipe, si psh pasjen e një karriere profesionale, si psh vetëpërmbajtjen me raport me ligjin dhe kushtetutën, do të ishte më mirë se presidenti aktual i RSH-së.

Por nga ana tjetër, ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin, për ambicien dhe profilin e PS-së, nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person që ishte më i përshtatshëm për atë rol se Ilir Meta, që do e përmbushnin si kriter 90% e shqiptarëve, por është që të zgjedhim një figurë, që në 5 vitet e ardhshme do të luajë rolin e kreut të shtetit, që të rezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjelltë mes institucionit të presidentit dhe partnerëve dhe aleatëve tanë strategjikë.

Që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës, si dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët e RSH-së, përtej bindjes së tyre politike.

Dhe këtu sfida vështirësohet, dhe përzgjedhja është shumë më e ngushtë, sesa do të ishte në sy të parë, zgjedhja e pasuesit të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e këtij vendi, dhe presidentit më të papëersëritshëm që ka pasur vendi.

Zgjedhja e Ilir Metës ishte me detyrim përcaktim, pasi nuk i kishim votat për ta zgjedhur dhe njëhkohësisht gjendeshim në një kontekst poitik të jashtëzakonshëm,se mungonte opozita zyrtare në sallë, nga ana tjetër vullneti dhe dëshira ishte që zgjedhja jonë të vinte mbi dikë që do të mund ta përfaqësointe edhe opozitën, ndaj zgjodhëm një president për opozitën, por edhe se do të ishte një president për Shqipërinë.

Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën dhe i dha vendit një president i cili ishte shëmbëlltyra më e k qe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur qysh prej vitit 1991. Sot jemi në kushte të tjera. Jemi përballë një sfide që duhet ta shohim si njjë përgjegjsi shumë të madhe.

Nuk është kjo që na duhet, një figurë e ngjyrosur politikisht, të bëjmë një sforco për ti hapur rrugë ideve dhe propozime, nje proces konfidencial, jo një diskutim të hapur, që të mos bëhm mish për top të mediave, por në respekt të njerëzve do të përfshihen në këtë rezervuar burimesh, ku do identifikojmë kandidaturën më të përshtatshme.

Procesi nuk do të jetë i mbyllur vetm brenda grupit parlamentar, por kemi një komision për të komunikuar edhe me pjesët e tjera të kuvendit, por për të hapur edhe një kanal për publikun që tanimë është bërë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT