12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Orlando Rakipi në tension pas krahëve të Ramës,pasi babai iu shpall ‘non grata’

Orlando Rakipi është shfaqur i tensionuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, ku pret që kolegët të shprehen dhe vendosin për fatin e tij, pasi babai i tij Aqif Rakipi u shpall non grata nga SHBA duke i vendosur sanksione ekonomike.

Deputeti 30-vjeçar shihet nga regjia e ERTV-së duke rrotulluar stilolapsin në një kohë që Rama po shprehej për kushtet që duhet të plotësojë kandidati për president republike.

Vetë deputeti i ri, në moshë dhe eksperiencë, do të shprehej pak ditë më parë se babai i tij ishte i pastër, dhe këtë do ta vërtetojë edhe në organet e drejtësisë në SHBA, sa kohë që sanksionet ekonomike që u aplikuan nga DASH për Rakipin janë të apelueshme.

Nga ana tjetër Rakipi, është një prej deputetëve më të votuar personalisht në zgjedhjet e 25 Prillit, duke thyer dhe herësin e famshëm të vendosur për listat gjysmë të hapura. Votat personale që ai mori, bënë diferencën në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve në kryeqytet.

Qëndrimin e grupit për Rakipin pritet ta komunikojë pas mbledhjes Taulant Balla, ndërkohë që socialistët do të duhet të tregojnë se standardi për non grata, duhet të jetë i ndryshëm nga ai që akuzojnë kundërshtarin e tyre Sali Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...