11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Balla jep shifrat: Sa qytetarë na kanë shkruar për emrin e ri të kreut të shtetit

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ka nxjerr edhe shifrat në lidhje me qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes së PS, për propozimet për presidentin e ri.

Balla zbuloi se deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, 132 qytetarë i janë përgjigjur thirjes së Partisë Socialiste për të propozuar emrin e një kandidati për President përmes e-mailit të PS-së.

Balla: Ky është një prosces që përbëhet nga duy etapa. Etapa e parë është ajo konsultative ndërkohë që etapa e dytë është ajo kushtetuese.

Jo më pak se 7 ditë nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të mbahet seanca e parë e zgjedhjes së Presidentit të republikës.

Në rast se brenda afateve do të ketë kandidatë që do të kenë mbledhur 20 firma do të shkojmë në raundin e parë. Duke llogaritur jo më shumë se 7 ditë do të shkojmë në raundin e dytë dhe më pas në raundin e tretë.

Kam njoftuar grupet parlamentare të opozitës të dakordësojmë këtë kalendar.

Kemi propozuar që data 29 prill të jetë data e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Brenda javës së parë pas datës 29 maj do të mbahet seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Dua t’ju njoftoj se pjesë e këtij procesi është dhe publiku. Eksperienca shembullore e Këshillimit Kombëtar, na ka dhënë leksionin e duhur për konsultimin me publikun në procesin legjislativ. Ne kemi njoftuar ditën e djeshme një adresë e-mailit, ku qytetarët mund të bëjnë propozimet e tyre.

Deri në orën 8 të mëngjesit kanë ardhur 132 e-mail-e nga qytetarët. Ky proces do të vijojë dhe javën tjetër.

Besoj se me kryetarët e grupeve të opozitës do të dakordësojmë dhe kalendarin. Të paktën mendoj se mund të biem dakord me kalendarin. Pastaj së bashku me komisionin që kemi ngritur mund të biem dakord dhe me kandidatin Ne me një traditë të re këtë legjislaturë, kemi konsultimin me shoqërinë civile. Ditën e nesërme kemi ftuar organizatat e shoqërisë civile, ku ato mund të vijnë me propozimet e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...