26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Pamje e momentit kur shtetasit Eris Muça dhe Eugerto Selmani futen në lokalin ku po qëndronte ish-polici

Ky është momenti kur shtetasit Eris Muça dhe Eugerto Selmani, të dy banues në Shëngjin janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici Gj. N., dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë këtë të fundit.

Në pamjet e publikuara nga policia duket qartë çasti kur agresorët kanë “rrethuar” shtetasin Gj.N dhe i kanë nxjerrë një armë për ta kërcënuar.

Njoftimi i Plotë:

Shëngjin

Kanosën me armë zjarri pistoletë një shtetas, brenda një lokali, Policia arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen një pistoletë me municion luftarak dhe një dorezë metalike.

Pas marrjes së njoftimit së në një lokal në Shëngjin, dy shtetas ishin konfliktuar me një person, si dhe e kishin kanosur atë me armë zjarri pistoletë, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasve: E. M., 29 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit E. S.) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit E. M.), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, shtetasit E. M. dhe E. S. u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...