10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Berisha për zgjedhjet e presidentit: Nëse nuk ke vota, tallesh me veten tënde po të propozosh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së që u zhvillua në selinë blu

I pyetur nga gazetarët nëse Komisioni i Rithemelimit do të japë apo jo një emër për president, Berisha tha se në rast se nuk ke votat, i gjithë procesi i propozimeve është i kot.

“Tani ka idera, por sa racionale janë ato, mund të propozosh po të kesh votat, mos të kesh votat tallesh me veten tënde”, u shpreh Berisha.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha tha se nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.

Sipas tij ai është peng i Taulant Ballës, dhe nuk mund të bëhet pjesë e negociatave për zgjedhjen e presidentit, sa kohë që PS i ka votat ta zgjedhë e vetme kreun e shtetit.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, u vu re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Mungojnë po ashtu dpeutetët Grida Duma, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu, Edi Paloka, Flutura Açka, Helidon Bushati, Alfred Rrushaj, Emilja Koliqi, Fation Veizaj, Fedinand Xhaferraj, Kastriot Piroli, Kreshnik Collaku, Sorina Koti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...

Aksident në unazën e Pogradecit, plagosen dy persona

0
Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Sipas informacioneve paraprake,...

20-vjeçari në pranga për drogë në Itali, policia i gjen kokainë, para cash dhe...

0
Leno, Itali – Një operacion i mirëorganizuar i Policisë Lokale në Leno, në provincën e Breshias, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari të...

Droni godet zonën e Ambasadës Amerikane në Bagdad, tensionet SHBA–Izrael–Iran përshkallëzohen

0
Bagdad – Një sulm me dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, afër aeroportit të Bagdadit, raportoi agjencia Reuters, në një...