17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Balla: “Harroje Sali që t’i mund të kërcënosh kryetaren e Kuvendit dhe ne të ndërpresim seancën”

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon për fonde që i ka dhënë vetë.

Ndërsa kujtoi fondet e qeverisë japoneze në vitin 2012, Balla tha se 90 mln dollarë nuk dihet ku kanë shkuar.

I ndalur te investimet e kanalizimeve bë Gurin e Bardhë, Balla tha se janë marrëveshje që do t’i shërbejnë 800 mijë banorë të Tiranës.

“Së pasi diskutojmë për një marrëveshje që i shërben 800 mijë banorëve të Tiranës. Kisha menduar se një pjesë e kolegëve deputetë të opozitës nuk do kompleksoheshin nga ethet elektorale që po vijnë. Nuk janë pak deputetë të Tiranës në këtë sallë të opozitës që nuk e di se si do i justifikojnë votat e qytetarëve. Mos do shkoni të solidarizoheni me një pjesë të banorëve të Gurit të Bardhë që të pengoni investimin. Mblidheni grupin merrni vendim dhe votoni pro, se do ju qeshë Tirana dhe gjithë Shqipëria.

Mos dilni të thoni se nuk janë dakord ca banorë të Gurit të Bardhë që të mos furnizohen me ujë 800 mijë banorë të Tiranës. Këtu u fol për një investim të qeverisë japoneze, të çohet bashkëpunëtori në krim dhe të drejtojë gishtin është e rëndë sepse tenderimi ia tij fondi të qeverisë japoneze është bërë në vitin 2012, ku procesi ka zgjatur dhe të gjithë e dimë  dhe besoj Vasili mund ta sqarojë. Unë nuk e gjej me vend që Berisha akuzon për fonde që ka dhënë vetë i kryeministër. Nuk dihet ku kanë shkuar 90 mln dollar, SPAK për turpin e vet ende nuk ka një hetim për këtë fond që ka dhënë qeveria japoneze.

Ka dhënë qeveria japoneze 90 mln dollar për sistemin e kanalizimeve dhe nuk dihet se ku kanë shkuar paratë. Unë jam dakord që të hetohet kushdo që ka ngjyer gishtat në këtë. Mediat thonë se më në fund po rihapet dosja CEZ, uroj vërtet që SPAK të jetë zgjuar. Ai që foli këtu ka një kallëzim penal për këtë çështje. Drejtësia të shkojë ta marrë njëherë në pyetje Sali Berishën.

Asnjëri nga ne nuk duhet të guxojë të vejë në dyshim deklaratat e SHBA. Ku SHBA thotë se Sali Berisha është i përfshirë në korrupsion, ndërsa këtu drejtësia nuk guxon ta thërrasë, për çfarë duhet ta besoj unë SPAK. Harroje ti Sali se mund të kërcënosh ndonjë socialist, se çbën me të tutë. Harroje se mund të kërcënosh kryetaren e kuvendit dhe të nxjerrim…se s’po e them atë fjalën.”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...