7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Manastirliu: “Po përgatitemi të marrim një tjetër vendim, atë të aplikimit të dozës së katërt”

Shqipëria do të sigurojë 1 milionë doza të vaksinës Pfizer brenda vitit 2022. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila paraqiti sot në Kuvend, amendimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer.

Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu u shpreh se përmes kësaj marrëveshje, qeveria shqiptare garanton vijimin e procesit të vaksinimit për të gjithë popullatën, duke përfshirë edhe dozat pediatrike.

“Marrëveshja që ne kalojmë sot për miratim në Kuvendin e Shqipërisë na vë në dispozicion dhe 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer, të cilat do të vijnë sipas një kalendari, duke filluar nga muaji maj dhe deri në muajin dhjetor të këtij viti, duke përcaktuar të gjitha afatet e kohës dhe jetëgjatësisë së vaksinës, në mënyrë që të kemi gjithë mundësinë për t’i përdorur në kohë, sipas planit tonë të përgjigjies të vaksinimit në vendin tonë. Sigurimi në vijim i vaksinave është një hap përpara drejt të paturit të garancisë për të vijuar në një normalitet që ne të gjithë e duam. Ndaj ne nuk kemi humbur kohë. Kemi bërë maksimumin për të mos pasur asnjë boshllëk me furnizimin me vaksina”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri me dije se është duke u diskutuar për aplikimin e dozës së katërt të vaksinës për të moshuarit dhe grupet e rrezikuara.

“Ne po përgatitemi me Komitetin e Ekspertëve të Vaksinimit dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrim një tjetër vendim, atë të aplikimit të dozës së dytë përforcuese apo të dozës së katërt për të moshuarit dhe grupet e riskuara. Një vendim që, nëse merret na gjen të përgatitur pasi disponojmë sot dhe do të disponojmë gjithashtu përgjatë këtij viti të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave dhe mbi të gjitha na jep më shumë garanci që jeta e të moshuarve të mbrohet dhe jeta e kujt ka imunitet të kompromentuar të mbrohet, jeta e mjekëve, infermierëve të jetë e mbrojtur, e mësuesve gjithashtu dhe e gjithë kategorive të riskuara”, tha Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT