34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: “Kur presioni dhe ndërhyrja vijnë nga diplomatë të huaj shkelin sovranitetin dhe ligjet e vendit”

Ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim për deklaratën e bërë sot në konferencë.

Berisha në një postim të bërë në Facebook, shkruan se ambasadorja Yuri Kim përmes reagimit të saj bërë në Twitter, ka pranuar se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, për ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ish-kryeministri e konsideron të papranueshëm dhe të rëndë qëndrimin e diplomates. Sakaq, Berisha i bën thirrje Departamentit të Shtetit të mos lejojë këto ndërhyrje të ambasadores.

Sipas Berishës, kur presioni dhe ndërhyrja vijnë nga diplomatë të huaj, përveçse shkelin sovranitetin dhe ligjet e vendit, shkelmojnë gjithashtu dhe konventat ndërkombëtare.

Postimi: 

Njoftim Shtypi!

Gjate ketyre diteve, ne konferencat e mia per shtyp, sot paradite dhe te premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA ne Tirane ka nderhyre ne procesin e gjykimit te ankeses se paraqitur kunder vendimit te gjykates se Tiranes per regjistrimin e Statutit te Kuvendit te 11 dhjetorit  2021, ankim i cili eshte ne kundershtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktiken e gjykatave deri me sot.

Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje tëitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.

Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur te kesaj pavaresie dhe dhunon ligjet e  kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te drejtesise te pavarur.

Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike.

I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi. sb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Elbasan/ Dyshohet se joshte të mitur për takime, arrestohet 59-vjeçari

0
Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen...

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Zjarret në Dibër/ Izolohen vatrat në Dibër, Klos e Mat, aktive mbetet vetëm Ballenja...

0
Situata nga zjarret në Qarkun e Dibrës paraqitet më e qetë në nisje të kësaj jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos dhe...

Mbi 5 kg drogë në Tiranë, arrestohen dy të dyshuarit: 3 kg kokainë dhe...

0
Mbi 5 kilogramë lëndë narkotike, mes tyre rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, janë sekuestruar në kuadër të një operacioni antidrogë të...

Liderët evropianë zbarkojnë në Kiev në 35-vjetorin e pavarësisë, BE-ja jep 6.1 miliardë euro...

0
Kievi është kthyer në qendër të vëmendjes evropiane, teksa një grup liderësh dhe zyrtarësh të lartë kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas në kuadër të...