22.1 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Ekzekutimi i 28 vjeçarit shqiptar në Brazil, vrasja u porosit nga një grua

Dy brazilianë dhe një italian kanë dalë para gjykatës pasi akuzohen se kanë vrarë shqiptarin Alban Gropçaj 28-vjeç, krim ky i ndodhur në qytetin e Caucaia, në Rajonin Metropolitane të Fortaleza (RMF), në shkurt 2019.

Alban Gropçaj ishte i punësuar nga i pandehuri italian në një kompani me qendër në Itali, por ka udhëtuar drejt Brazilit për të shoqëruar të dyshuarin për vrasjen e tij.

Sipas prokurorëve, Gropçaj u vra nga dy persona (njëri prej tyre i paidentifikuar) me urdhër të një gruaje braziliane dhe italianit që ishte shefi i tij. Sipas hetimeve, italiani kërkonte vdekjen e punonjësit të tij për “interesa financiare”.

Gropçaj do të zhvillonte një projekt të madh në kompaninë e italianit dhe për shkak të ngritjes së tij në detyrë dhe me financa, shefi kishte frikë se mund t’i prishej biznesi. Në mes kishte hyrë edhe gruaja braziliane e cila e shihte si pengesë shqiptarin mes saj dhe italianit.

Krimi ndodhi gjatë kohës ku shqiptari po kthehej nga një restorant dhe ishte nisur për tek banesa e italianit në Kaucaia, kur atij iu afruan dy persona me motor dhe i ndaluan rrugën. Pasi e nxorën nga makina, autorët e qëlluan tre herë, konkretisht dy plumba në kokë dhe një në sup.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...