19.5 C
Tiranë
Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Putin merr pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse, qëndron i vetëm në njërën anë të Katedrales

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse të zhvilluar nga kisha ortodokse ruse e cila e ka mbështetur fuqishëm atë që Kremlini e quan operacioni special ushtarak në Ukrainë.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, Putin qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, Krishti shpëtimtar duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur gjatë shërbimit të mesnatës, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në muajin e dytë të saj. Deri më tani janë regjistruar shumë viktima ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre në kërkim të një strehe të sigurt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT