26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Antony Blinken ka arritur në Kiev, zhvillon bisedime me presidentin ukrainas

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Kiev dhe është duke zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë këshilltari i Presidencës ukrainase, Oleksiy Arestovych, sipas transmetuesit britanik, BBC.

Nëse konfirmohet, Sekretari Blinken do të kthehej në zyrtarin më të lartë amerikan që viziton kryeqytetin ukrainas prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Vetë Zelensky ka thënë më 23 prill se po përgatitet për “bisedat e rëndësishme të së nesërmes me partnerët amerikanë”.

Më herët është thënë se përveç Blinkenit, vizitën në Kiev do ta realizojë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llody Austin.

Autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar diçka të tillë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës.

Perëndimi ka dënuar ashpër këtë vendim dhe ka vënë sanksione të pashembullta ndaj Moskës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...