31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Komisioni i Rithemelimit mban sot zgjedhjet në Shkodër, Lezhë, Korçë dhe Mirditë

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike, vazhdon procesin zgjedhor për kryetarët e degëve të kësaj force politike, ku këtë të hënë do të votohet në qytete të rëndësishme si Shkodra, Lezha,Korça apo Mirdita.

Në Shkodër votimi po kryhet në ambientet e teatrit “Migjeni”, ndërkohë që në garë janë 4 kandidatë, Arben Lusha, Gjenarin Kapçari, Vildane Gushta dhe Elvis Deda. Gjatë ditës së djeshme 3 kandidatë u tërhoqën nga gara për kreun e PD-së, ndërkohë që sot votimi ka nisur normalisht pa vonesa. Dega e Shkodrës është një prej më të mëdhajave në PD, ku llogaritet të jenë rreth 6 mijë votues.

Për kreun ePD-së në Korçë, kandidatët janë Devis Osmani, Ledina Alolli, Arben Fezolli dhe Mateo Balli. Në lista votues ka rreth 2800, ndërkohë që procesi është duke u mbikqyrur nga Edith Harxhi, përfaqësuese e Komisionit të Rithemelimit.

Ndërkohë në Lezhë janë 3 kandidatë në garë, dhe rreth 3800 votues. Kandidatët janë Arben Ndoj, Anton Gjoni dhe Alen Kola. Në Mirditë kandidat janë Gjon Ndoj, Albert Melyshi dhe Aleksander Picaku dhe numri i anëtareve të thirrur për të votuar është rreth 1200.

Edhe pse fati i drejtimit të PD-së është ende në Gjykata, dhe grupi parlamentar më i përçarë sesa kurrë, Komisioni i Rithemelimit, nuk hoqi dorë nga mbajtja e zgjedhjeve, duke pretenduar të jetë organi drejtues legjitim i partisë.

Nga ana tjetër, kryetari i komanduar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, publikoi një platformë të mbështetur nga 30 deputetë, ku kërkonte ndërprerjen e procesit zgjedhor të nisur në bazë, si hapi i parë për të sjellë edhe bashkimin e Partisë.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në 9 degë.

Procesi i votimit ka filluar në orën 8.00 e do vijojë deri në orën 18.00. Nëse do ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18.00 derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë në tabelën bashkëngjitur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...