20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kursi i trajnimit për fitimin e gradës “Drejtues i Parë”/ Gledis Nano: “Strukturat policore s’kanë nevojë për drejtor por menaxherë të zotë”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, së bashku me zv/drejtorin e Përgjithshëm Albert Dervishaj, morën pjesë sot në çeljen e kursit të trajnimit për fitimin e gradës “Drejtues i Parë”.

Në programin e trajnimit u ftuan për të dhënë leksione, krahas pedagogëve të Akademisë së Sigurisë, edhe profesorët Ervin Karamuço dhe Fabian Zhilla, si akademikë të mirënjohur në çështjet e kriminologjisë dhe policimit.

Angazhimin e tyre në këtë trajnim ata e kërkuan të ishte vullnetar, me qëllimin thelbësor për të rritur më tej performancën e lidershipit në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë fjalës së tij theksoi se ky trajnim është i rëndësishëm

“Kam qenë dhe jam i mendimit dhe besoj fort se strukturat policore s’kanë nevojë për drejtorë në kuptimin formal të emërtimit, por koha na parashtron nevojën për të patur menaxherë të zotë, për të administruar strukturat në vartësi. Po kështu, duke marrë shkas nga situatat me të cilat përballen këto struktura, vërehet se ka nevojë për lider qarqesh, pikërisht nga ata drejtues që pranojnë dhe shpalosin vizionin bashkëkohor të zhvillimit dhe modernizimit në Polici e që përcjellin besim, siguri, humanizëm e drejtësi.

Në këto momente, kur tashmë kemi hedhur disa hapa të sigurtë, në këtë klimë zhvillimesh dhe reformash që po ndërmarrim bashkërisht, jam i vendosur për të shkrirë principet dhe kontributet e shoqërisë civile me ato policore, pasi dua që qytetarët të shikojnë te Policia e Shtetit, te çdo punonjës i saj, besimin e ndërsjelltë, engjëllin mbrojtës, njeriun human, policin korrekt e të fortë përballë krimit dhe garantin më të mirë të mbrojtjes dhe zbatimit të ligjit” – u shpreh Nano.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...