24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Mjekët ligjorë sjellin dëshmi tronditëse për trupat në varret masive të Kievit: “Kishin deri në 6 plumba në shpinë”

Mjekët ligjorë që kryejnë ekzaminime pas vdekjes mbi trupat në varrezat masive në veri të Kievit thonë se kanë gjetur prova se disa gra janë përdhunuar përpara se të vriteshin nga forcat ruse.

Ne tashmë kemi disa raste që sugjerojnë se këto gra ishin përdhunuar përpara se të qëlloheshin për vdekje,” tha Vladyslav Pirovskyi, një mjek ligjor ukrainas i cili me një ekip mjekësh ka kryer dhjetëra autopsi mbi banorët nga Bucha, Irpin dhe Borodianka. i cili vdiq gjatë pushtimit njëmujor të zonës nga Rusia.

“Ne nuk mund të japim më shumë detaje pasi kolegët e mi janë ende duke mbledhur të dhënat dhe ne kemi ende qindra trupa për të ekzaminuar,” tha ai.

Ekipi i Pirovskyi ka ekzaminuar rreth 15 trupa në ditë, shumë prej tyre të gjymtuar. “Ka shumë trupa të djegur dhe trupa të shpërfytyruar rëndë që është thjesht e pamundur të identifikohen,” tha ai. “Fytyra mund të bëhet copë-copë, nuk mund ta bashkosh sërish, ndonjëherë nuk ka fare kokë.”

Ai tha se trupat e disa grave që ata kishin ekzaminuar tregonin shenja se viktimat ishin vrarë me armë zjarri automatik, me mbi gjashtë vrima plumbash në shpinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...