11.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

5 persona janë arrestuar nga Policia, kanë ndihmuar autorët ku mbeti i plagosur rëndë i riu Joan Muçllari.

5 persona janë arrestuar nga Policia, për shkak se kanë ndihmuar autorët e krimit që ndodhi dje në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë i riu Joan Muçllari.

Të arrestuar në lidhje me ngjarjen e djeshme, në Pogradec janë shtetasit: Fatjon Bono; Kristian Kresto; Hekuran Gjona; Ledion Shkullaku; Rudi Shaho.

Vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes: Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari.

5 të rinjtë e arrestuar akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Krimi i ndodhur dje në Tushemisht ishte në fakt i paralajmëruar, dhe vijim i një serie ngjarjes të rënda në drejtim të familjes së biznesmenit Jetmir Muçllari, të cilit i është bëtë atentat disa herë në hotelin e tij në Tushemisht.

Ditën e djeshme, biznesmenit të njohur të Pogradecit, iu plagos djali, Joan Muçllari, në një atentat nga dy persona që lëviznin me makinë.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili u akuzua dy vite më parë për sulmin me armë në hotelin e familjes Muçllari, i denoncuar nga vetë biznesmeni.

Pavarësisht se akuza për sulmin me armë ka rënë, Berberi ndodhej pas hekurave, për shkak se iu gjet një armë me vete gjatë arrestimit nga policia.

Pas arrestimit të tij, radha për të marrë hak ka qenë e djalit, i cili ka qëlluar në drejtim të Joan Muçllarit.

Njoftimi i policisë:

Përkrahën autorët e krimit, kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe nuk kallëzuan krimin në organet e Policisë, vihen në pranga 5 shtetas, lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohen 3 automjete që janë përdorur nga autorët, në këtë ngjarje.

Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit, ku shtetasit F. B., 21 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti, tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të shtetasve:

F.B, 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec; K. K., 26 vjeç; H. Gj., 22 vjeç; L. Sh., 27 vjeç; R. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua automjeti tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të shtetasit F. B., i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMË X5”, me të cilët janë ndihmuar shtetasit F. B. dhe G. M., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve F. B. dhe G. M., të cilët janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT