19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

4 ditë nga Kuvendi i 30 Prillit, Komisioni i Rithemelimit organizon zgjedhje në 2 degë

Komisioni i Rithemelimit vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve, ku gjatë ditës së sotme do të votohet në Bulqizë dhe në Himarë.

Këto zgjedhje janë duke u mbajtur prej disa ditësh, dhe pritet të përmbyllen këtë javë, pasi të shtunën parashikohet dhe mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Pavarësisht se çështja është duke vijuar në Gjykatë, Komisioni i Rithemelimit ka vijuar me procesin e zgjedhjeve në bazë, përmes parimit një anëtar një votë.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në 2 degë.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë si më poshtë vijon:

PD Bulqizë:

Fatos Jaho Hoxha
Shaqir Mislaf Manjani
Qendra e Votimit: Kinemaja e qytetit

PD Himarë:

Afrovita Dhimojani
Alketa Kiço Simo
Marin Panajot Suli
Qendra e Votimit: Zyra e PD Himarë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT