20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të krijojnë pavarësinë nga gazi rus”/Rama takim me kompaninë lider të energjisë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim te Pallati i Brigadave me kompani lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, ndërsa shprehet se Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të krijojnë pavarësinë nga gazi rus.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria është agati për t’u përfshirë në planin për transformimin e vendit në eksportues neto të energjisë.

“Si lojtari më i vogël në këtë sallë, edhe pse më i gjati, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Jam i lumtur që ky takim kaq i fuqishëm mbahet në Tiranë. Ju falënderoj që dëshmoni interesin tuaj që së bashku të realizojmë programin e ndryshimit për Shqipërinë, programin e ndryshimit për rajonin. Është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të na bashkojë për të ardhmen. Duhet të krijojmë një pavarësi nga gazi rus. Impianti i Vlorës i energjisë në përpunim të energjisë që dëshmon se shumë gjëra që po ndodhin me energjinë diellore. Është ëndrra e gjatë e hidrocentrali të Skacivës e cila do të rrisë 20% prodhimin e energjisë e cila do të na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë së energjisë elektrike. Ka një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë e cila është diçka madhore siç është Shqipëria.

Na është dashur të marrim përsipër një sistem të falimentuar të energjisë, gjysmat e faturave të energjisë dhe gjysma e energjisë elektrike humbte me një borxh të OSHEE që shkonte gati 15%. Mungesa investimesh që e karakterizonin sektorin tonë prej vitesh, dëmtonte sistemin tonë të shpërndarjes. Sot jemi këtu dhe kemi mijëra arsyte për të parë të ardhmen me një optimizëm të drejtë dhe një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Zotërinj të pranishëm në këtë sallë janë këtu për arsye biznesi dhe kompanitë e tyre duan të investojnë në Shqipëri që ky vend të ecë përpara. Dua të rikujtoj Trampin i cili në NATO zhvilloi një takim të gjatë dhe sa e rrezikshme ishte të mbështeteshim në gazi rus dhe ishte për të ardhur keq dhe koha u desh të përballeshim me këtë varësi të tmerrshme dhe pasojat që na solli lufta në Ukrainë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...