25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinat tuaja për Natën e Kadrit

Sot është Nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye, janë të panumërt njerëzit që agjërojnë sot, shumë më shumë se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra dhe jo vetëm besimtarë myslimanë ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Çfarë duhet të hani sonte?

Nata e Kadrit është një natë e veçantë për të gjithë ata që e kërkojnë atë dhe synojnë të përfitojnë nga mirësitë e saj. Kjo është natë adhurimi, bindjeje ndaj Zotit, namazi, leximi, përkujtimi, lutjesh, sadakeje, punësh të mira etj.

Sonte iftari nis në orën 8 e 15 minuta. Në lidhje me ushqimet që duhet të konsumoni këtë natë, ka disa veçori.

Nisni si fillim iftarin me hurma arabie. Jo vetëm që janë simbol gjatë gjithë periudhës së Ramazanit, por janë edhe nga ato lloj ushqimesh që të krijojnë ndjesinë e ngopjes. Nuk përmbajnë shumë sheqer, por kanë një lloj sheqeri që nuk i bën stomakut dhe e bën të mundur pranimin e ushqimeve më lehtë. Janë 260 viariete hurmash, nga të cilat preferohen ato që janë të buta dhe të njoma.

Pas konsumimit të hurmës, këshillohet një gotë me ujë. Arsyeja këtu është shumë e thjeshtë. Meqenëse 70 për qind e trupit përbëhet nga uji, kjo nevojë e trupit është ndër të parat. Uji konsumohet menjëherë pasi plotëson përqindjen e trupit pas mungesës së gjatë. Thuhet se uji shërbehet menjëherë me idenë e lagies së venave.

Ushqimet të tjera të lehta (supa të ndryshme, sallata), por deri në atë masë sa të zihet 2/3 e stomakut, sepse 1/3 e tij duhet të jetë bosh. Asnjëherë gjatë iftarit nuk këshillohet mbingopja, sepse është e dëmshme për stomakun.

Gatimi i një ëmbëlsire tradicionale, e cila zakonisht është hallvë. Ëmbëlsirat, por edhe frutat, këshillohen të konsumohen jo më pas se një orë pas darkës, në mënyrë që stomakun të mos e mbingarkoni. Sonte, ëmbëlsirat dhe frutat këshillohet t’i konsumoni pas orës 9 e 30 – 10.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...