27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Yuri Kim në takimin e Ramës me kompanitë lider të energjisë,”TAP tashmë po sjell gaz në Europë”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka mbajtur fjalën e saj në takimin e organizuar nga qeveria shqiptare me një grup kompanish, në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, për të diskutuar në lidhje me planet për diversifikimin e burimeve.

Yuri Kim tha se lufta në Ukrainë e bëri emergjente ndërhyrjen në tregun e energjisë, për të shmangur varësinë e Europës dhe të gjithë botës nga gazi rus.

“Faleminderit të gjithëve ju që keni udhëtuar nga larg, SHBA ka vendosur theksin në diversifikimin e burimeve të energjisë, të gjithë kemi parë që pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka kërcënuar furnizimin me energji.

Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz të Polonisë dhe Bullgarisë, shpresoj që diskutimet e sotme të prodhojnë projekte të prekshme. Siguria energjitike ka qenë e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare, ne shohim fatura të larta, njerëz që përpiqen të paguajnë, rajoni duhet të kërkojë zgjidhje krijuese së bashku, për të gjetur zgjidhje për sigurinë energjitike dhe të mjedisit.

Kjo është arsyeja se pse u ndërtua TAP, dhe tashmë po sjell gaz në Europë, kjo është dhe arsyeja se pse SHBA është në partneritet me Shqipërinë. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë njerëz nga qeveritë e rajonit, dhe sektorit privat, që janë mbledhur së bashku këtu për të gjetur një zgjidhje”,u shpreh Kim gjatë fjalës së saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...