8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kërcënimet për bomba në shkollat malazeze/ Reagon presidenti Gjukanoviq: “Siguria e fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe secilit individ, hetim urgjent”

Të mërkurën, më 27 prill, u ndërpre mësimi në 41 shkolla në Malin e Zi që kanë marrë mesazhe anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

Ekipet e policisë tashmë gjenden në terren. Kërcënimet arritën gjithashtu në qeveritë lokale në Nikshiq dhe Berane, nga ndërtesat e të cilave u evakuuan njerëzit.

Siç njoftoi edhe më herët nga Drejtoria e Policisë, “në shkolla janë marrë masa sigurie, pas paralajmërimeve për mjete shpërthyese, si dhe aktivitete për verifikimin e këtyre pretendimeve”.

Gjukanoviq i lidh kërcënimet me zgjedhjen e qeverisë së re

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të zbardhen kërcënimet, të gjenden autorët, organizatorët dhe ekzekutorët.

“Siguria e fëmijëve, si kategori më e cenueshme e shoqërisë, si dhe të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe secilit individ”, tha Gjukanoviq.

Ai në llogarinë e tij në Twitter e ka lidhur këtë ngjarje me zgjedhjen e ardhshme të qeverisë së re, e cila është caktuar për të enjten, më 28 prill.

“Ne nuk duhet të lejojmë që arsimi të vuajë për shkak të atyre që synojnë të provokojnë situata emergjente dhe të destabilizojnë shtetin përpara zgjedhjes së një qeverie të re, në prag të sezonit turistik”, tha Gjukanoviq.

Emailet me një paralajmërim për bomba të vendosura, arritën në shkolla pothuajse në të gjitha qytetet malazeze, duke përfshirë Podgoricën, Nikshiqin, Tivarin, Cetinjen, Herceg Novin, Bijelo Poljen dhe të tjera.

Në tekstin e emaileve kërcënues thuhet se “në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba”.

“Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrjen. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do t’i vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, thuhej në përmbajtjen e emailit.

Shkollat në Cetinjë, si dhe objekti i Komunës janë kontrolluar dhe është konfirmuar se aty nuk ka mjete shpërthyese, ka deklaruar kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikola Gjurashkoviq.

“I bëj thirrje autoriteteve që të ngrenë nivelin e sigurisë së përgjithshme në maksimum dhe të parandalojnë situata të ngjashme në të ardhmen, duke zbuluar autorët”, tha Gjurashkoviq.

Policia nuk zbuloi se kush dërgoi kërcënime të ngjashme përmes emaileve në disa shkolla në Mal të Zi, më 1 prill.

Asokohe, Drejtoria e Policisë bëri të ditur se është konstatuar se emailet janë dërguar nga domenet, serverët e të cilëve ndodhen jashtë vendit dhe se po punohet për identifikimin e dërguesve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...