33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

KLP mblidhet me ngut për të zgjedhur pasuesin e prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit Elisabeta Imeraj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që të mblidhet sot për të zgjedhur drejtuesin e ri të prokurorisë së Tiranës, pas shkarkimit të kryeprokurores Elisabeta Imeraj, nga KPA.

Emërimi i drejtuesit të komanduar do jetë me afat 3 mujor, dhe mund te zgjidhet nga rradhët e prokurorisë së Tiranës, por edhe të institucioneve të tjera të drejtësisë.

Elisabeta Imeraj ishte zgjedhur në krye të prokurorisë së Tiranës që prej vitit 2018.

Ajo kaloi me sikses shkallën e parë të Vetingut, por u shkarkua dje në KPA, pas përplasjeve të forta me vëzhguesit ndërkombëtar.

Këta të fundit këmbëngulën për shkarkimin e prokurores, e cila duhet thënë se në CV e saj mban dosje të rëndësishme, përfshirë dhe ato për Emiljano Shullazin dhe Saimir Tahirin.

Pas dhënies së vendimit nga KPA, Imeraj u shpreh se çështjen do të çonte në Gjykatën e Strasburgut, dhe tha se nuk kishte marrë përgjigje nga Kolegji, se kush ishte investuar kaq shumë në shkarkimin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...