15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rama: “Nuk është e drejtë të thuhet se SHBA-të kanë më shumë vëmendje ndaj këtij rajoni se BE-ja”

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e përbashkët me komisionierin europian për zgjerimin Oliver Varhelyi se ka një sinergji të plotë me SHBA-të dhe BE-në dhe se vëmendja e dy fuqive ndaj rajonit janë vëmendje të natyrave të ndryshme.

Rama tha se edhe falë politikës së re të Komisioneri Varhelyi, BE ka rritur vëmendjen si asnjëherë më parë ndaj këtij rajoni.

“Së pari, unë do të thosha që nuk është e drejtë të thuhet se SHBA-të kanë më shumë vëmendje ndaj këtij rajoni se BE-ja. Janë vëmendje të natyrave të ndryshme, por unë do thosha që BE dhe këtu nuk është se po them diçka diplomatike, por po them diçka shumë të vërtetë.

Edhe falë politikës së re të Komisioneri Varhelyi, i cili është personi të cilit BE i ka besuar për t’u kujdesur për këtë rajon dhe si i tillë është dhe personi që dëgjohet kur flet për këtë rajon ka rritur vëmendjen si asnjëherë më parë ndaj këtij rajoni. Plani ekonomik i investimeve është diçka e pandodhur më parë. Nuk bëhet fjalë për investime pak më të mëdha se ato që bëjmë vetë, por investime shumë më të mëdha se sa ato që vendet e Ballkanit mund të bëjnë vetë.

Komisioneri para se të vinte këtu ishte në territor për të parë disa investime. BE ka vendosur po ashtu një volum të konsiderueshëm fondesh, jo kredi, por grant për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve. Gjithë ai program ambicios për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve Shqipëria ka investuar një pjesë, BE një pjesë.

E treta, në ndërkohë BE së bashku me Shqipërinë është angazhuar shumë seriozisht për një projekt shumë të rëndësishëm strategjik që është gazjellësi joniano-adriatik. Qoftë komisionieri Varhelyi, qoftë Komisioni si i tërë, qoftë unë nga ana jonë kemi intensifikuar bisedat me Azerbajxhanin për të pasur një orë e më parë një kapacitet të plotë për ndërtimin e këtij gazjellësi dhe këtu fondet i vë BE-ja,. pavarësisht se mund të ketë aktorë të tjerë. Për gjitha këto arsye nuk do thosha se SHBA-të e kanë më shumë në vëmendje rajonin se BE. Sot ne kemi një sinergji të plotë me SHBA-të dhe BE-në”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...