32.6 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Vdes 23-vjeçari nga të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme Kosovë

23-vjeçari Fazli Hoxha mbeti i vdekur nga të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme në Klinë të Kosovës.

Ai sapo kishte dalë bashkë me familjen nga lokali ku kishin konsumuar darkën, kur disa persona nisën të qëllonin me armë drejt tyre.

Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shoqëruar, njofton Policia e Pejës.

Mësohet se mes familjes së Hoxhës dhe autorëve ka pasur përleshje fizike, ku janë përdorur dhe shkopinj druri.

Dy persona të tjerë që mbetën të plagosur, ndodhen në spitalin e Pejës, në përkujdes mjekësor, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

“Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në qendrën mjekësore në Klinë, pastaj janë dërguar me emergjencë në Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...