32.6 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

‘Nga qershori do të ketë mungesa të furnizimit në treg’/Importuesit e vajit nxjerrin lajmërimin

Importuesit e vajit të lulediellit paralajmërojnë sërish se nga muaji qershor në treg do të mungojnë furnizimet me këtë produkt, për shkak të rënies të ofertës në Bullgari, Serbi, Hungari dhe çmimit të lartë deri në 430 lekë për litër.

Ndërsa Maqedonia e Veriut do të vijojë të mbajë të bllokuar për shtetet e tjera importet e vajit të lulediellit deri në 15 maj.

Tregtarët e mëdhenj të vajit thonë se prej më shumë se 1 muaj nuk po ambalazhojnë vajin e importuar, pasi prej 3 javësh bordi i transparencës të mallrave të shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e vajit ushqimor prej 315 lekë për tregtarët e shumicës dhe 321 lekë për litër për konsumatorin, ndërsa çmimi i furnizimeve është më i shtrenjtë. Importuesit paralajmërojnë se do të intensifikojnë kërkesat për ndryshimin e çmimeve të vajit, pasi kjo situatë po dëmton në likuiditete kompanitë.

“Situata në importin e vajit të lulediellit është kaotike. Çmimet e vajit dhe transportit rriten çdo ditë, ndërsa nga bordi çmimet nuk rishikohen prej 3 javësh, me justifikimin që nuk janë bërë furnizime të reja dhe shitjet kanë rënë 50% nga depozitat që krijuan familjarët në muajin shkurt. Kjo situatë ka dëmtuar shumë operatorë të cilët prej më shumë se 1 muaj nuk ambalazhojnë vaj ushqimor, pasi çmimet e importit janë më të larta se ato të shitjes të përcaktuara nga bordi.

Vendosja e çmimeve nga bordi i transparencës ka shfrenuar iniciativën e lirë të biznesit për të gjetur zgjidhje. Po shkojmë rreth një situate që rrezikohet të mos ketë vaj në treg duke nisur nga stina e verës. Për këtë arsye importuesit së shpejti do të intensifikojmë kërkesat për rishikim të çmimit nga bordi i transparencës, pasi përveçse jemi në vështirësi të gjetjes të mallit, nuk kemi likuiditet për blerje”, pohoi për “Monitor” një nga importuesit e mëdhenj të vajit të lulediellit.

Për t’u ardhur në ndihmë importuesve për sigurimin e furnizimeve për një periudhë 3 mujore Ministria e Financave propozoi skemën e garancisë sovrane, duke garantuar 60% të shumës të kredisë, ndërsa pjesën tjetër të riskut duhet ta marrë përsipër banka huadhënëse. Sipas aktorëve të tregut deri tani nuk ka nisur asnjë procedurë zbatimi.

Disa importues kanë arritur të sigurojnë sasi të limituara vaji nga Ukraina me çmim 340 deri 350 lekë për litër. Tashmë për shkak të bombardimeve në pjesën Lindore të Ukrainës operatorët kanë ndërprerë furnizimet nga ky vend. Furnizimet e Ukrainës zgjasin në treg për 1 muaj. Importuesit edhe më herët paralajmëruan se furnizimet e Ukrainës me çmim 40 lekë më të lirë për litër, mbartin riskun e mos mbërritjes të ngarkesës për shkak të luftës. Bizneset në Ukrainë për shkak të frikës të asgjësimit të rezervave të tyre tentuan të gjejnë rrugë eksportimi në formën e trans-shiping (kalimi nga bankerat e trenave nëpër botet të kamionëve të transportit drejt 3 shteteve që kufizohen me Ukrainën, si: Polonia, Hungaria dhe Rumania.

Sakaq në Bullgari dhe Serbi çmimi i vajit vijon të jetë I lartë në vlerat e 420 deri 430 lekëve për litër me TVSH. Në Europë për shkak të rënies të ofertës, sasia e importit është e limituar. Për vajin e lulediellit situata është rënduar, pasi 80% të konsumit botëror mbulohet nga Ukraina dhe Rusia. Në këto shtete në muajin mars nuk u arrit të mbillet fara e lulediellit në muajin mars.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...