26.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Anija ushtarake përfshihet nga flakët në Vlorë?/ Ministria e Mbrojtjes sqaron lajmin: “Bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve”

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në rrjetet sociale se një anije ushtarake është përfshirë nga flakët. Sipas ministrisë, e cila ka publikuar edhe fotot thotë se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.

“Lidhur me disa video të publikuara në disa media dhe rrjete sociale ku pretendohet përfshirja nga flakët e një anijeve në det, Ministria e Mbrojtjes dëshiron të sqarojë opinionin publik se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.

Episodi i shfaqur në video është pjesë e skenarit në rastet kur bie zjarr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët.

Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e flakëve në një mjet lundrues në det të hapur ka ndodhur vetëm në muajin shkurt të këtij viti në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...