14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Berisha nis fjalimin me falenderime: “Kontribuoni në punimet e këtij Kuvendi përcaktues jo vetëm për fatin e PD, por…

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, me falënderime dhe mirënjohje. Ai gjatë fjalës së tij falënderoi të pranishmit në sallë.

“Demokratë dhe demokrate, do filloj fjalën time me një mirënjohje ndaj jush. Se qëndruar ju në ideale të larta njerëzore dhe jemi sot këtu më të fortë se kurrë. Rrofshi ju, Zoti ju bekoftë. Të dashur delegatë dhe delegate të Rithemelimit, të PD të rithemeluar, kontribuoni në punimet e këtij Kuvendi përcaktues jo vetëm për fatin e PD, por dhe të pluralizimit dhe lirisë së shqiptarëve. Të dashur deputetë drejtues, ju përshëndes në këtë sallë.

Të dashur ish-themelues të PD-së, Albana, Belind, drejtues të organizatave partnere, Kuvendi është rruga e sigurt e fitores së PD, “koha ju thërret sot”. Të dashur të pranishëm këtu, i dashur zoti Martin, miku im i përhershëm, i dashur Virginio, prania juaj sot është nder i madh. Shpreh falënderime dhe mirënjohje partive tuaja, që në fillimet e PD, në ditët dhe hapat e para të kësaj partie antikomuniste, partitë tuaja kanë qenë mbështetëse.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...