10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Putin vuan nga kanceri në stomak,ja kush do ta drejtoj luftën për disa ditë

Presidenti Vladimir Putin mund të detyrohet të heqë dorë nga kontrolli i luftës në Ukrainë për ditë të tëra, pasi është planifikuar që t’i nënshtrohet një operacioni sepse vuan nga kanceri.

Media britanike Daily Mail shkruan se diktatori rus do të emërojë ish-shefin e FSB-së (Shërbimit Federal të Sigurisë), Nikolai Patrushev për të marrë kontrollin luftës në Ukrainë.

Shadowy Patrushev, 70 vjeç, shihet si arkitekti kryesor i strategjisë së luftës deri më tani, dhe njeriu që e bindi Putinin se Kievi është i mbushur me neo-nazistë.

Këto informacione u publikuan fillimisht në kanalin në Telegram General SVR ku thuhej se Putin ka kancer në stomak, ndërkohë që 18 muaj më parë është diagnostikuar me Parkinson.

Ai thuhet se ka shtyrë operacionin, i cili tani nuk do të bëhet para përkujtimit të Ditës së Fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore në Sheshin e Kuq më 9 maj.

Lajmi vjen mes spekulimeve se Putini do të nisë një luftë gjithëpërfshirëse në të gjithë Ukrainën dhe do të urdhërojë mobilizimin masiv të burrave të moshës ushtarake, një rrezik i konsiderueshëm politik.

Operacioni ishte planifikuar për gjysmën e dytë të prillit, por u vonua, pohoi SVR.

“Putinit iu rekomandua që t’i nënshtrohej një operacioni, data e së cilës është duke u diskutuar”, thuhet në media.

“Duket se nuk ka ndonjë urgjencë të veçantë, por as nuk mund të vonohet.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...