8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

U kap duke transportuar kanabis/ 23 vjeçari shqiptar braktis furgonin me drogë në mes urës së Anglisë dhe ia mbath prej policisë

Një 23 vjeçar shqiptar ka dalë para gjykatës angleze pasi u kap teksa transportonte kanabis me furgonin e tij. Andrea Shani u pikas nga policia pasi kishte hyrë në kundërvajtje me furgonin e tij me anë të të cilit po transportonte një ngarkesë prej 76 bimësh kanabis të bëra gati për shitje.

Policia i bëri shenjë të ndalonte në urën e famshme Humber dhe i riu shqiptar sapo ka parë efektivët e policisë angleze ka braktisur furgonin dhe ka tentuar të arratiset. Por ai u vendos në pranga më pas nga policia, duke dalë më pas para gjykatës angleze ku ka pranuar edhe posedimin e drogës dhe transportin e saj përmes furgonit, shkruajnë mediat angelze.

Pasi gjykatësi është njohur me veprimin e të riut shqiptar i cili kishte hyrë kundërvajtje me furgonin e tij ka mbetur pa fjalë duke u shprehur se një gjë të tillë mund ta bënte vetëm në Shqipëri. Pasi i 23 vjeçari shqiptar braktisi furgonin, brenda automjetit u gjet një telefon celular, karta e identitetit dhe fotografi të tij. Gjithashtu policia zbardhi edhe mesazhet në telefon të cilat tregonin se ai ishte në dijeni për ngritjen e fermës së kanabisit.

Në fillim u dyshua se ai e kishte vjedhur kanabisin, por sipas drejtësisë angleze 23 vjeçari shqiptar po bënte thjesht transportin e drogës.

Shqiptari Shani pranoi akuzat dhe u dënua me 1 vit burg  por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, ka të ngjarë që 23 vjeçari të lihet i lirë dhe më pas të dëbohet për në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...