33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zelensky: “Janë larguar 100 personat e parë nga Azovstal”/ Kryqi i Kuq konfirmon nisjen e evakuimit të civilëve nga Mariupoli

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar nisjen e procesit të evakuimit, për civilët e bllokuar në qytetin e Mariupolit.

“Konfirmojmë se një operacion evakuimi i sigurt është duke vazhduar, në koordinim me OKB-në dhe palët në konflikt,” tha një zëdhënës i Kryqit të Kuq.

Kollona për evakuimin e civilëve filloi më 29 prill, përshkoi rreth 230 kilometra dhe arriti në fabrikën në Mariupol të shtunën në mëngjes, sipas kohës lokale.

Kryqi i Kuq këmbëngul në faktin se asnjë detaj nuk mund të ndahet me publikun, pasi mund të rrezikojë seriozisht sigurinë e civilëve dhe kolonës.

Evakuimi i civilëve është konfirmuar dhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se një grup prej rreth 100 personash janë larguar të parët nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor

Ai shtoi se civilët pritet të mbërrijnë në qytetin e Zaporizhzhia nesër.

“Filloi evakuimi i civilëve nga Azovstal. Grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë është nisur drejt zonës së kontrolluar. Nesër do t’i takojmë në Zaporizhzhia. Faleminderit ekipit tonë! Tani ata, së bashku me OKB- në, po punojnë për evakuimin e civilëve të tjerë nga uzina”, shkruan Zelensky në Twitter.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...