35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Petrit Vesili: “SKANDALI pa fajtore i të dhënave personale, hedh poshtë Digjitalizimin mafioz të Ramës”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vesili, ka atakuar këtë të dielë procesin e digjitalizimit të shërbimeve të ndërmarrë nga qeveria Rama, i cili hyri në fuqi ditën e sotme.

Përmes një postimi në facebook, Vasili shkruan se skandali i rrjedhjes së të dhënave personale hedh poshtë procesin e digjitalizimit të shërbimeve.

Sipas tij ende dhe kësaj dite nuk ka asnjë fajtor për skandalin e të dhënave, duke dëshmuar në këtë mënyrë se të dhënat e qytetarëve jo vetëm që nuk mbrohen, por shfrytëzohen kriminalisht nga qeveria.

Postimi i plotë:

SKANDALI pa fajtore i të dhënave personale, hedh poshtë Digjitalizimin mafioz të Ramës!

Miliona të dhëna personale te qytetarëve dolën sheshit që nga :

Karta identiteti

Numra telefoni

Rroga

Targa makinash

Edhe sot e kësaj ditë Drejtësia me Regji nuk ka çuar përpara drejtësisë as edhe një zyrtar të vetëm.

Përkundrazi Drejtësia me Regji, për turpin e saj thirri në mënyrë të turpshme gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Ky turp u zgjidh vetëm nga Strasburgu ku Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë të mos zbatojë urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të publikimit të Lapsi.al, duke pranuar ankimimin e gazetarëve të Lapsit me urgjencë.

Rama sot bërtet se gjoja Digjitalizoi shërbimet dhe te tjera te dhëna shtetërore.

Por këto miliona të dhëna jo vetëm që nuk mbrohen e nuk do të mbrohen qëllimisht, por përkundrazi shpërdorohen dhe do shpërdorohen kriminalisht nga duart e mafies qeveritare rilindase në pushtet siç bëri edhe në 25 prill e më pas !

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...