8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Caktohen datat e provimeve të klasave të pesta

Të gjithë nxënësit e klasave të pesta do t’i nënshtrohen në 23 maj provimit kombëtar, i cili s’është veçse një test i Ministrisë së Arsimit për të zbuluar nivelin e analfabetizmit në shkallë vendi.

Data është caktuar nga MAS-i në 21 prill dhe bërë publike ditën e djeshme në faqen zyrtare të Ministrisë. Testi zhvillohet në ditën e parë të javës me një kohëzgjatje prej një ore e 30 minutash.

Nxënësit paraqiten në shkollë, ashtu si çdo ditë e në përfundim të provimit nuk do të zhvillohet mësim.

Dijet e marra në pesë vitet e para në tri lëndët kyç të formimit të një njeriu: Gjuhë Shqipe, Matematikë e Dituri Natyre, 10 dhe 11- vjeçarët do t’i shpalosin në testin e integruar që nis në orën 10:00 e përfundon në 11:30.

Sipas udhëzimit, nxënësit duhet të paraqiten një orë më përpara në qendrën e caktuar për zhvillimin e testit, apo atij që MAS-i preferon ta quajë vlerësim i arritjeve të nxënësve që përfundojnë arsimin bazë.

Për rezultate gjithëpërfshirëse, do të hartohen teste të veçanta për kategori të caktuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...