29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Nga 500 metra, do të bëj 40 kilometra për të pirë kafen”, banorët e Rinasit vazhdojnë të shqetsuar

Prej afro 1 ore vijon që të jetë e bllokuar rruga në Rinas, me banorët e fshatit me të njëjtin emër që kanë dalë për të protestuar kundër vendimit të ARRSH, që ky aks rrugor të jetë me një lëvizje.

Qytetarët shprehen se janë bllokuar për të kryer veprime të përditshmërisë së tyre, ndërkohë që kryeplaku i fshatit është besimplotë në gjetjen e një marrëveshje.

“Janë në negociata, kam besim të plotë se këtij problemi do ti jepet zgjidhje. Zgjidhja do të jetë që rruga të jetë me dy sense siç ka qenë”, u shpreh kryeplaku i fshatit.

Ndërkohë që banorët janë hezitues, dhe thonë se deklarata e tij u bë nën presion.

Banori 1: Jeni të detyruar që të bëni 22 kilometra për 1 kilometër, nuk kemi parë asnjë lloj njoftimi, qoftë edhe një letër që ta kishin vendosur aty, as minimalen nuk kanë bërë, kjo është mënyra e vetme që mund të bëjmë rezistencë.Të na arsyetojnë, të na bindin se pse kjo rrugë nuk na hapet. As këtë nuk e bëjnë ata.

Banori 2: Janë gati 1 mijë banorë që preken nga devijimi i kësaj rruge, është i gjithë fshati i Rinasit, kemi shkollën, kemi ambulancën, një veprim që duhet të bëjmë, më shkon 40 mijë kilometra në ditë vetëm me pi kafen ku e pi çdo ditë, është keqmenaxhim. Ata do të qetësohen, dhe do mendohen më mirë, Qafa Kasharit do të mbledhë gjithë Shqipërinë në një rrugë, që edhe aty është vetëm me një kalim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...