25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tërhiqet ARRSH, hapet me dy sense rruga e Rinasit pas protestave të vazhdueshme të banorëve

Pas 4 ditësh protestash ARRSH është tërhequr nga vendimi duke hapur me dy sense rrugën e Rinasit.

Vendimi për ta bërë vetëm me një sens lëvizje, solli reagimin e banorëve të cilët kanë dalë në protestë prej 4 ditësh duke u shprehur se i penalizonte shumë ata, duke bërë kilometra të tëra e që rëndonte më shumë xhepat e tyre.

Ditën e djeshme në shenjë proteste ata nuk dërguan as fëmijët e tyre në shkollë, ndërsa rruga alternative që u kishte sugjeruar ARRSH ishte jo në kushte të mira ndërsa do të duhet të bënin edhe më shumë kilometra.

Duket se pas “kërcënimit” të banorëve se do të vazhdonin çdo ditë me protesta, ARRSH ka vendosur që të hapë me dy sense rrugën.

Njoftimi i ARRSH:

NJOFTIM‼️
Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
📍Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
📍Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...