33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Dita e Dëshmorëve të Atdheut/ Ceremonia përkujtimore në nderim të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

Në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Drejtues të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar ceremoni përkujtimore në nderim të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës.

Në kujtim të aktit sublim të tyre, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Kryekomisar Gentian Berberi dhe Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj vendosën kurora me lule pranë Varrezave të Dëshmoreve, si edhe zhvilluan vizita tek familjarët e të rënëve në krye të detyrës.

Bashkia Vlorë, në nderim të kujtimit të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, emërtoi një shesh të kësaj bashkie, me emrin e Dëshmorit Ilir Ngresi.

Në ceremoninë e zhvilluar në sheshin që mori emrin e Dëshmorit Ilir Ngresi, ishin të pranishëm përfaqësues nga pushteti vendor, familjarë të Dëshmorit, të afërm të familjarëve, nxënës të shkollave dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Në këtë ceremoni u vlerësua vepra heroike dhe akti sublim i Dëshmorit të Policisë së Shtetit.

Kryetari i Bashkisë, z. Dritan Leli ka përgëzuar nismën e ndërmarrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili i ka kushtuar një rëndësi të veçantë nderimit të kujtimit të Dëshmorit të Policisë së Shtetit, me propozimin për të emërtuar një shesh të qytetit, me emrin e tij.

Gjithashtu, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Kryekomisar Gentian Berberi, ka falënderuar drejtuesit e pushtetit vendor, për bashkëpunimin e treguar për emërtimin e një sheshi në territorin e kësaj bashkie, me emrin e Dëshmorit të Policisë së Shtetit Ilir Ngresi, i cili do të mbetet përjetësisht shembull frymëzimi për brezat e rinj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...