31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Jemi në një situatë të turpshme me pensionet”/ Rama: “Shumë shpejt do kemi rezultate për të cuar para drejtësisë struktura brenda sistemit”

Në mbledhjen me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, kryeministri Edi Rama teksa nënvizoi rëndësinë e digjitalizimit të proceseve të tyre për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve, theksoi se shumë shpejt do të zbulohet një skemë kriminale e strukturave brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës.

“Jemi në një situatë të turpshme me pensionet, me dhënien e marrjen e tyre, ndërkohë teknologjia na jep mundësinë për ta kapërcyer, po punojmë për ta kapërcyer.

Sot ne kemi probleme dramatike me dhënien e marrjen e pensioneve.

Struktura jonë anti korrupsion po heton mbi disa raste e shumë shpejt do kemi rezultate për të cuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale.

Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence e shpejtësie është i mundur vetëm nëpërmjet teknologjisë. Do e shohim e do e bëjmë tani të gjithë bashkë sipas sektorëve.

Ne na duhet të ecim para me amnistinë fiskale që ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që duhet strukturuar me shumë profesionalizëm në cdo detaj që të garantohet i gjithë ekuilibri mes nevojës së madhe për këtë proces në një vend ku kurrë s’ka pasur një moment formalizimi të parasë e nevojës që amnistia mos përdoret si shteg, si rrugë për kriminelë e të korruptuar. Por përtej kësaj na duhet të vijojmë transformimin teknologjik se është bekim i vendeve si i yni”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...