9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Vetëvarje apo e vari xhelati këtë nuk e dimë”/ Berisha: “Nuk ka vend të lirë në botë që në një hark kohor 5-javor të regjistrojë 2 vdekje”

Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi konferencën e përjavshme për media me ngjarjen e Kavajës, ku në komisarat, u vetëvra 31-vjeçari, Ilvi Meta.

Berisha kërkoi të zbardhet e vërteta e vdekjes së të riut Ilvi Meta. Ai e cilësoi ngjarjen si tejet të rëndë dhe tha se është e pashpjegueshme se si një qytetar mund të ndërrojë jetë në një nga vendet më të sigurta.

Berisha deklaroi në konferencë  se në një hark kohor brenda 5-javësh në komisariatet e vendit tonë humbën jetën dy të rinj. Ai u shpreh se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në 30 vitet e fundit.

“Një i ri 31 vjeç i marrë si i arrestuar në qeli të komisariatit. Sapo hyn në vendin më të sigurt për vendin e tij, s’mund të ketë vend tjetër më të sigurt. I riu, i shoqëruar mbi bazën e një vendimi Gjykate në komisariat në orën 20:00 të mbrëmjes gjendet i pajetë në qeli. Autopsia tregon se kishte një lak, shenjën e një laku rreth qafe, çka flet për varje. Vetëvarje apo e vari xhelati këtë nuk e dimë. Nuk mund të akuzoj se e vari ndonjë xhelat, nuk konfirmoj se vari veten.

 Ai u arrestua me një provë absoulutisht të paqëndrueshme. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në derën e një lokali ku ai pinte kafe. Dhe ky u akuzua sikur ka marrë derën. Nuk po merrem me veprën penale që edhe sikur të jetë e vërtetë, përbën një vepër minore që shkon deri në 6 muaj burg ose lirim me kusht. Po merrem me faktin që qelitë janë shndërruar në biruca po kaq të zeza sa qelitë e sigurimit të shtetit.

Nuk ka vend në Evropë, nuk ka vend të lirë në botë që në një hark kohor 5-javor të regjistrojë 2 vdekje, 2 të rinjve, në komisariatin e policisë. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite. Edhe në kohën e hetuesive më të rrepta mund të ketë ndodhur para viteve ’60-ë, por mbrapa kishte tortura, por jo në atë shkallë sa të humbnin jetën në qeli. A u ushtrua dhunë dhe terror ndaj Ilvi Metës.

Por kjo nuk do të thotë të vriten njerëz në qeli. A e vari dikush atë me kordonin e kapuçit të tutave? Nuk përjashtohet në mënyrë absolute. Por ajo që është po kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja çnjerëzore, cinike e organeve shtetërore para këtyre akteve. Të cilat mirëfilltas përbëjnë me dashje apo pa dashje vrasje shtetërore. Ai që administron atë ndërtesë apo qeli është i detyruar ta privojë personin nga çdo lloj mjeti që mund të përdoret. Rregulli më elementar përfshirë lidhëset e këpucë. Për tjetrin na thanë se me çakmak ndezi sfungjerin dhe vdiq në bankë. Për Enean Ftoj në Korçë, edhe ky vrau veten edhe pse kishte trauma të mëdha trupore”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...