35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Përgatitej të mbillte bimë narkotike, kapet me armë dhe kanabis 49-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Pirro Hamzaraj, për të cilin kishte të dhëna se po përgatitej të mbillte bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës së Hamzarajt, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë me mulli), një armë gjahu, municion luftarak dhe tri qese me lëndë narkotike cannabis sativa, në formë boçeje, me peshë rreth 1.3 kilogramë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet masive të territorit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Continuance”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, me mbështetjen e Njësisë Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Gjatë operacionit janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe armë gjahu.

Është vënë në pranga 49-vjeçari që posedonte drogën dhe armët.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte armë zjarri e drogë, si dhe dyshohej se po përgatitej për të kultivuar bimë narkotike, Policia e Fierit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Continuance”.

Në kuadër të operacionit, falë veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 49 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë me mulli), një armë gjahu, municion luftarak dhe tri qese me lëndë narkotike cannabis sativa, në formë boçeje, me peshë rreth 1.3 kilogramë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...