29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Sulmi i tij është mesazhi i koduar ndaj SPAK”/ Belind Këlliçi: “Klithmat e Ramës më shpëtoni nga Berisha tregojnë panikun që e ka kapur”

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Rama i bëri SPAK në Asamblenë e PS. Në një dalje për mediat, nga selia blu, deputeti Këlliçi u shpreh se Ramën e ka kapur paniku.

Këlliçi deklaroi se nuk ka hallin e drejtësisë, por hallin e tij dhe karriges së tij, të cilin po e mban me presion.

“Kush ka dëgjuar Ramën të sulmojë SPAK e kupton hallin e tij dhe të qeverisë së korruptuar që e drejton prej me shumë se 9 vjetësh.

Klithmat e Ramës më shpëtoni nga Berisha tregojnë panikun që e ka kapur dhe gjendjen e tij të pashpresë.

Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare  rreth personit të tij.

Sulmi i tij është mesazhi i koduar ndaj SPAK që SPAK të tërhiqet me cështje që prekin Ramën dhe njerëz të afërt të tij”, tha Kellici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...