29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Deklarata e Ramës për punën e dobët të SPAK-ut/ Deputeti i PD-së: “Kujt po i tunden byzylykët para syve që kanë alarmuar edhe kryesocialistin?”

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula reagoi sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për punën e dobët të SPAK-ut.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Sula thotë se kreu i qeverisë është i alarmuar pasi SPAK po u tund prangat zyrtarëve. Sipas Sulës, maxhoranca përmes amendimeve ligjore i dha të drejtë prokurorëve dhe gjyqtarëve që u hoqën nga sistemi të vijojnë karrierën si avokatë.

Postimi i Dashnor Sulës

Çfarë e mundon Edi Ramën që për herë të dytë brenda pak javësh sulmon në mënyrë të pashembullt SPAK?

Kujt po i tunden byzylykët para syve që kanë alarmuar edhe kryesocialistin? Dikush që i qëndron afër duhet ti kujtoj atij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë investuar miliona dollarë dhe euro që drejtësia të jetë e besueshme dhe e pavaruar. Miqt e shqiptarëve nuk i kanë shpenzuar paratë e taksapaguesve të tyre për një SPAK që axhendën ja cakton kryeministri.

INSTAT konstatonte në raportin e fundit se në vitin 2021 korrupsioni në administratë  ishte rritur me 45% në krahasim me një vit më pare, ndërkohë Rama thotë boll më nga krahu ynë? Më fal po kush po e bën korrupsionin? Kush e konsideroi Shqipërinë çiflig të vetin kur dha koncesionet e inceneratorëve?

SPAK nuk është sekretariat i PS, por organ i ri i drejtësisë së pavarur.

  • Unë si ish-prokuror dhe si deputet i opozitës kam mbështetur dhe do mbështes çdo punë të organeve të drejtësisë. Paligjshmëria nuk ka ngjyrë politike, ndaj inkurajoj prokurorët që të bëjnë punën siç ja cakton ligji. Nëse ka apo ka pasur abuzues me ligjin, le të çohen para përgjegjësisë qofshin majtas apo djathtas. Rëndësi ka që të ketë drejtësi për shqiptarët.
  • Ndërkohë sa për pretendimet e KM se prokurorëve dhe gjyqtarëve të larguar nga sistemi nuk po u hyn asnjë gjëmb në këmbë, duhet ti kujtojmë se ishte maxhoranca e tij që kundërshtonte propozimet e opozitës kur u bë reforma që gjyqtarët apo prokurorët që nuk kalojnë filtërin të hetohen paralelisht për veprat penale të mundshme. Por jooo. RAMA nuk pranoi. Mbronin tezën: pasi të përfundoj vetingu do ndiqen më vonë. Jo vetëm kaq, prokurorët që futën “krimbin” në sistemin e drejtësisë i dha mundësinë ta vazhdonin aktivitetin si avokatë.

Është e qartë si drita e diellit se hallin e kujt ka kryeministri. Uroj me këto dalje duke politizuar SPAK, të mos ketë ndonjë plan të bëhet mburojë e bashkëpunëtorëve të hershëm!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...