28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

4000 bimë marihuanë dhe 8 shtëpi për kultivim kanabis, ja si u arrestuan 9 antarët e bandës në Spanjë

Shqiptarët vijojnë të sjellin probleme për policinë spanjolle. Së fundmi 9 anëtarë të një bande janë vënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi në zona të ndryshme të Valencias. Në këtë operacion janë asgjësuar 4 mijë rrënjë kanabisi si dhe një numër i madh pajisjesh për kultivimin e drogës.

Konkretisht grupi merrte shtëpi me qira dhe më pas i kthente në godina ku kultivohej drogë.

Grupi kriminal i shpërbërë përbëhej nga individë të kombësisë shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Krerët e bandës, dy kriminelë shqiptarë, raportohet se “skllavëruan” kultivuesit e marijuanës, pasi nuk i lejonin të dilnin nga shtëpitë e barit.

Shtatë nga nëntë individët e arrestuar në operacion u lanë në burg të shtunën e kaluar.

Infrastruktura e çdo plantacioni për të ruajtur kushtet e duhura mjedisore kërkonte një shpenzim prej afro 20,000 euro, për të cilat grupi investoi më shumë se 150,000 euro për të instaluar tetë serat e drogës.

Drejtuesit e bandës u jepnin lek të thata pronarëve të shtëpive që merrnin dhe madje ua jepnin edhe paradhënie.

Sipas raportimeve, policia sekuestroi rreth 4000 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, tharëse sythash, 25 mijë euro para cash, llamba, ndriçues, tharëse, transformatorë, ventilatorë, një makinë për numërimin e faturave dhe dokumentacione të ndryshme si pasaporta dhe karta krediti.

Mes shtatë trafikantëve të burgosur janë edhe dy krerët e bandës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...