31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Policia sekuestron makinën tip “Benz” që u larguan 3 grabitësit e bankës së Koplikut

Policia sekuestron automjetin tip “Benz”, të cilin e kanë braktisur 3 grabitësit e bankës së Koplikut.

Mësohet se mjeti është gjetur në zonën e quajtur Shegan në afërsi të liqenit të Shkodrës, në afërsi me kufirin me Malin e Zi.

Çfarë ndodhi dje?

3 grabitës të armatosur deri në “dhëmbë” dhe të maskuar kanë hyrë në një bankë të nivelit të dytë në Koplik dhe kanë marrë paratë e arkës. Burimet bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë 10 mijë euro, 1 mijë dollar dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja – Kanë qenë tre persona që kanë hyrë të maskuar dhe kanë grabitur paratë e sportelit të bankës. Ata kanë hyrë në bankë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar dhe kërcënuar me armë. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët e cila më pas është gjetur nga policia e djegur në dalje të qytetit.

Autorët më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti. Grabitësit morën benzin dhe mësohet se u larguar në drejtim të Hanit të Hotit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...