31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Ndryshimi i kufijve të Butrintit s’duhej bërë para marrëveshjes me fondin shqiptaro-amerikan”,Majko në Komisionin për Politikën e jashtme

Në Komisionin për Politikën e Jashtme u diskutua për menaxhimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan.

Ka qenë deputeti i PS Pandeli Majko që ka ngritur tonet duke thënë se qeveria në janar të këtij viti ka ndryshuar kufijtë e ketij Parku, duke ia hedhur barrën fondacionit.

Majko u shpreh se ky ndryshim duhej bërë pas marrëveshjes me fondacionin shqiptaro-amerikan, që synon ka kthejë Parkun në një Brand ndërkombëtar.

Majko: Ajo që ngatërrohet është se kjo marrëveshje nuk bëhet për të gjithë parkun ekzistues. Nëse do te hapni VKM e vitit 2002 e ndan në disa zona, dhe flet për zonën A3 dhe s’ka të bëjë me asnjë lloj ndërtim hotelerie.

Fondacioni amerikano-shqiptar është tek aktorët që i kemi besuar cështjen e kartave të identitetit. Fondacioni i Butrintit kishte një rol për mbrojtjen dhe tani flasim për menaxhimin, dhe flasim për atë që quhet A3. Pasi qeveria bëri planin e menaxhimit, në janar të vitit 2022 ju keni ndërruar kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit, që nuk ka të bëjë fare në marrëveshje, keni bërë ndryshim kufijsh të C3.

Ky menaxhim i ri do e kthejë Butrintin në Brand ndërkombëtar. Dyshime se mos fondacioni na bën dicka atje janë të tepërta.

Ministrja: E sigurt që nuk na e lëviz nga vendi.

Majko: Kemi dëgjuar, me qetësi të gjitha llojet. Unë e kam ndjekur për një periudhë të paktën 20 vjet. Pra në këtë kuadër menaxhimi i A3 për ta kthyer në Brand ndërkombëtar është një gjetje e goditur. Ajo që nuk jam dakort me qeverinë, është se në kohën që diskutojmë kemi bërë edhe planin, 2 muaj para ju ndërroni kufijtë.

Mund ta kalonit pas, nuk mund ti vini peshë marrëveshjes me fondacionin shqiptaro-amerikan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...